Prezantuesja e krijuar nga inteligjenca artificiale nis karrierën në televizion!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ajo quhet Alba Renai dhe është prezantuesja e re e një pjese të programit televiziv spanjoll Survivientes, versioni spanjoll i “Ishullit të njerëzve të famshëm”. Reality show do të transmetohet në TeleCinco, një televizion i menaxhuar nga Mediaset España.Prezantuesja është krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

Edhe zëri i saj nëpër video duket i modeluar nga softueri. Zëri nuk përputhet me lëvizjet e gojës dhe fytyra e Albës është më ndryshe se në foto. Reagimi i përdoruesve nuk është shumë i ngrohtë. Ndër komentet më të shpeshta janë ata që pyesin se pse produksioni nuk zgjodhi të fokusohej tek një prezantuese e vërtetë.

Alba Renai ka mbi 5400 ndjekës në Instagram dhe u prezantua në Instagram vjeshtën e 2023 me disa fotografi jo shumë realiste dhe, për rrjedhojë, lehtësisht të dallueshme, megjithëse cilësia e imazheve të krijuara nga AI është përmirësuar shumë kohët e fundit.Në profilin e saj në Instagram thuhet se jeton në Madrid dhe profili i saj përmban foto nga ngjarjet sportive e deri te ngjarjet sociale, gjithashtu nuk mungojnë postimet e sponsorizuara për të promovuar produkte të ndryshme. Pas këtij imazhi virtual është kompania BE A LION, një degë e Mediaset España, pronare e Telecinco. Reality show transmetohet çdo javë me prezantuesen e krijuar nga AI.

Share This Article