Seanca gjyqësore ndaj Princ Lekës dhe Elia Zaharisë është shtyrë për në datën 27 mars. Arsyeja për shtyrjen e seancës ishte pasi avokatja e Elia Zaharisë nuk kishte akt-ekspertizën për ushtrimin e dhunës. Gjithashtu gjykata vendosi që t’i jepte urdhër mbrojtje për një vit për Gjergj Zaharias, të atin e Elias.
Çifti i cili është në proces divorci nuk ishin asnjëri të pranishëm në sallën e gjyqit. Në seancën e sotme do të kryhej vërtetimi i urdhrit të mbrojtjes. Avokati i Princit u shpreh se nuk është problem të ketë media në sallë, por avokatja e Elia Zaharias u shpreh se klientja nuk do që procesi të ndiqet nga media.
Pak ditë më parë, ish-çifti u përplasen fizikisht pas pretendimeve se Leka Zogu i kishte dhunuar babain aktores së njohur. Video e sherrit të tyre bëri xhiron e rrjetit. Çifti mbretëror të cilët jetojnë të ndarë prej kohësh kanë një vajzë nga martesa e tyre.