Dani Alves mbetet një çështje e nxehtë në Brazil. Pasi ish-futbollisti i njohur qëndroi në burg për shumë muaj, Alves do të jetë i lirë shumë shpejt, pasi babai i Neymar të paguajë garancinë prej 1 milionë euro.
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, në një intervistë të dhënë së fundmi nuk është “kursyer” aspak për Alves. “Paratë që ka Alves, apo paratë që mund t’i japë dikush nuk e blejnë dot apo ta bëjnë të harrohet ofendimin që ai i ka shkaktuar një gruaje duke shkaktuar aktin e rëndë të përdhunimit. Këtu kemi të bëjmë me një vepër të pastër kriminale”, Tha Lula.