Punonte dhe bojaxhi/ Shqiptari kapet me kokainë me vlerë 3 milionë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme (20 mars) në Ravena të Italisë pasi u kap duke transportuar 31 kilogramë kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se nëse do të shitej tek përdoruesit e narkotikëve, droga kapte vlerën e 3 milionë eurove. Sipas hetuesve, droga ishte e destinuar për shitje në rajonet e veriut të Italisë, kryesisht në Piemonte.

Fillimisht 40-vjeçari ka tentuar t’i largohej policisë, por pas një ndjekje u bë i mundur arrestimi i tij dhe gjetja e 31 kg kokainë të fshehur në makinë. Rezulton se shqiptari, punonte si bojaxhi dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm kriminalë.

Share This Article