Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka akuzuar Qeverinë të udhëhequr nga Albin Kurti për mashtrim dhe korrupsion në këto tri vite qeverisje.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo qeverisje për tri vite është njohur për degradim, korrupsion dhe nepotizëm.
Po ashtu pjesë e këtij postimi është dhe një video në të cilat Krasniqi ka përmbledhur “disa nga aferat dhe skandalet e Qeverisë Kurti 2 në këto tre vjet”.
“Tri vjet degradim, korrupsion, nepotizëm. Tri vjet keqqeverisje, izolim, frikë. Tri vjet mashtrim”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.