Hoti: Do të kemi marrëveshje për mbledhjen konstituive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në Pressing të T7, ka thënë se deri me datën 26 dhjetor kur do të mbahet mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës, do të arrihet një marrëveshje për qeverisje.

Hoti tha se beson që do të ketë marrëveshje për seancën konsituive që do të mbahet me 26 dhjetor.

“Tentoj me besu që po, do të kemi marrëveshje për seancën konstituive. Do të ishte rezultat i keq nëse deri në atë ditë nuk do të kemi marrëveshje”, është shprehur Hoti.

Tutje, ai tha se brenda asaj dite mund të mbahet dy mbledhje gjatë ditës.

“Gjatë asaj dite mund të kemi dy mbledhje, paradite për kryetarin e kuvendit, pasdite për formimin e qeverisë”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu, Hoti tha se nëse LDK-ja nuk merr postin e presidentit, do të shkojmë në opozitë.

Share This Article