Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot ditë e mërkurë, 18 dhjetor, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit me të vetmen pikë të rendit të ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të nisë në orën 11:00.

Në bazë të rregullores, përgatitjet për mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit janë përgjegjësi e Kryetarit nga legjislatura e mëparshme, në këtë rast e Kadri Veselit.

Presidenti Hashim Thaçi ka caktuar datën 26 dhjetor për mbajtjen e seancës konstituive.

Share This Article