Nga objekti i Komunës së Zveçanit është hequr sot mbishkrimi në gjuhën cirilike, i cili ka qenë deri vonë, si dhe rrethoja rreth objektit.
Siç raporton portali nga veriu Kosovo-Online, disa punëtorë po vendosnin sot kamera të reja para Komunës. Në murin pranë derës së hyrjes është vendosur një tabelë me mbishkrimin “Republika e Kosovës”.