Shqipëria bën lojën, Suedia golin! Kombëtarja disfatë 1-0 në Stockholm, dy humbje në tre ditë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja e futbollit harron të shënojë dhe të fitojë. Kuqezinjtë e Sylvinhos humbën 1-0 kundër Suedisë në Stockholm, teksa kjo është disfata e dytë në tre ditë pas asaj me Kilin. Kuqezinjtë “futën ujë” në prapavijë duke pësuar katër gola në pak ditë, duke mos shënuar asnjë.

Dueli në “Friends Arena” nisi më mirë për vendasit e Tomasson, që kishin disa raste me Isak dhe Forsberg, me këtë të fundit që goditi edhe shtyllën e Strakoshës. Pas minutës së 15-të kuqezinjtë “u ndezën” dhe me një Armando Broja në formë shtynë përpara.

Djaloshi kërkoi një penallti pas rrëzimit në zonë, teksa kryesori vijoi lojën. Më pas Shqipëria provoi edhe me Bajramin dhe Laçin, por pa shënuar. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, për të vijuar me fraksionin e dytë.

Duhej minuta e 62-të kur një krosim nga Kulusevski gjeti të papërqëndruar prapavijën, me Mihaj që nuk largoi dot dhe Nilsson përfitoi me kokë, duke bërë që Strakosha të mposhtej pas disa pritjeve të mira.

Më pas tanët morën lojën në dorë dhe provuan në sulm, me Sylvinhon që hodhi në fushë edhe Baren, Hysajn, Hoxhën, Cikalleshin, Muçollin dhe Muçin, por pa sukses.Kështu, pas humbjes 0-3 në miqësoren e tre ditëve më parë kundër Kilit, tanët pësojnë sërish humbjen e radhës. Kamabanat e alarmit kanë filluar të bien, me Kombëtaren që do zhvillojë edhe dy miqësore në qershor para finaleve të Euro 2024.

Share This Article