Gjeorgjia, Ukraina dhe Polonia! Sigurohen biletat e mbetura, ‘Gjermani 2024’ mëson grupet e plota

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampionati Evropian “Gjermani 2024” ka mësuar tre skuadrat e fundit që siguruan një biletë për në fazën finale që do zhvillohet këtë verë nga 14 qershori – 14 korrik.

Në fushën neutrale të Wroclaw (Poloni), Ukraina përmbysi 2-1 Islandën në fundin e takimit dhe kalon në fazën finale. Tsygankov dhe Mudryk zhvlerësuan golin e Gudmundsson.Gjeorgjia, Ukraina dhe Polonia janë bashkuar me 21 ekipet që tanimë ishin pjesë e eventit. Në Tbilisi, gjeorgjianët shkruan historinë duke eliminuar Greqinë pas 120 minutave të mbyllura 0-0 dhe penalltive (4-2). Për herë të parë në histori Gjeorgjia merr pjesë në një event madhor, me festën që ka kapluar këtë vend, aty ku tifozët e kanë gdhirë në rrugë.

Në Cardiff, Uellsi nuk ia doli pas 120 minutave dhe Polonia u tregua më e saktë nga penalltitë (4-5) për të marrë një biletë për në fazën finale. Lewandowski me shokë do jenë pjesë e “Gjermani 2024”.

Më poshtë grupet e plota të Euro 2024:Europiani/ Gjeorgjia, Ukraina dhe Polonia! Sigurohen biletat e mbetura, ‘Gjermani 2024’ mëson grupet e plota

Share This Article