ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent 2 hours ago
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave 2 hours ago
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë 2 hours ago
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri? 2 hours ago
Video/ Fitorja e Dembeles ‘trondit’ Barcelonën, rrjeti nxit xhelozi te Barcelona pas reagimit të çuditshëm të Raphinhas 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Bullgaria dhe Rumania i bashkohen pjesërisht Schengenit, Von der Leyen: Po ndërtojmë një Evropë më të fortë dhe më të bashkuar

albnews by albnews
31 March, 2024
in Bota
0
Bullgaria dhe Rumania i bashkohen pjesërisht Schengenit, Von der Leyen: Po ndërtojmë një Evropë më të fortë dhe më të bashkuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bullgaria dhe Rumania zyrtarisht i janë bashkuar pjesërisht zonës evropiane të udhëtimit pa viza, Schengen. Ky vendim, që është përshëndetur gjerësisht në dy shtetet dhe në Bashkimin Evropian, hyn në fuqi pas negociatave që zgjatën për vite të tëra.

“Ky është një sukses i madh për të dyja shtetet. Një moment historik për zonën Schengen – zonën më të madhe në botë të lëvizjes së lirë. Së bashku, ne po ndërtojmë një Evropë më të fortë e më të bashkuar për të gjithë qytetarët tanë”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një deklarate të lëshuar më 30 mars sipas REL.

RelatedPosts

Plan për sulme me telekomandë pranë selisë së OKB? Shërbimi Sekret i SHBA-së çmonton rrjetin me pajisje elektronike

Plani i riarmatimit prej 80 miliardë eurosh i Gjermanisë lë mënjanë armët amerikane

Kush është Annalena Baerbock, Presidentja e re e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Që nga mesnata ka lëvizje të lirë të atyre që udhëtojnë me avionë dhe anije në të dyja shtetet, por jo përmes rrugëve tokësore. Kjo për shkak të kundërshtimit të Austrisë, pasi Vjena ka argumentuar se rrugët tokësore të Rumanisë dhe Bullgarisë mund t’ua bëjnë më të lehtë migrantëve të hyjnë në shtetet e tjera të BE-së.

Si Bullgaria, ashtu edhe Rumania, që nisën negociatat për të hyrë në Schengen më 2011, po shpresojnë që kufijtë tokësorë të jenë të hapur deri në fund të vitit 2024.

I krijuar më 1985, Schengeni u lejon më shumë se 400 milionë njerëzve të udhëtojnë lirshëm pa kontrolle të brendshme kufitare. Në këtë zonë tani përfshihen 29 shtete evropiane, 25 prej tyre janë anëtarë të BE-së, plus Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Rumania dhe Bullgaria janë shtetet e vetme të BE-së nuk përfitojnë plotësisht nga të mirat e Schengenit. Kroacia – që iu bashkua bllokut më 2013, gjashtë vjet pasi Rumania dhe Bullgaria u bënë anëtare – është pranuar plotësisht në Schengen në janar të vitit 2023.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

23 September, 2025
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

23 September, 2025
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

23 September, 2025
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result