Liverpooli ka mposhtur Monterreyn 2 me 1 për të arritur në finalen e Kupës së Botës për Klube.
Naby Keita e Rogelio Funes realizuan golat për 1 me 1 në pjesën e parë, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes Roberto Firmino shënoi për fitoren e “Të Kuqve”.
Në finalen e së shtunës, Liverpooli do të përballet me klubin brazilian Flamengo.