Albania
Analizë/Kush ishin këngëtarët dhe humoristët që forcuan pushtetin e drejtorëve të “5D”
A e mbani mend Eneda Tarifën kur çirrej: “Nëse do kishte bërë nëna nja tre si Erion Veliaj, nuk e di ku do të ishim këtë 4-vjeçar“? A ju kujtohet demokratja Çilieta Xhilaga, kur e kthente pllakën: “Lali Eri është nga ata djem që di t’i fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën dhe mua”? Po Ermal Mamaqi që dikur këndonte për Sokol Olldashin e tani thoshte: “Me lalin në krye ndryshimi është bërë i prekshëm në çdo rrugicë dhe cep të qytetit”.
Natyrisht nuk mund të harrohet Kastro Ziso që pohonte me mburrje se kishte lënë alkoolin dhe LSI-në dhe i kishte qartësuar idetë sepse “tani i kanë ardhur trutë” dhe merrte nga dora e kryebashkiakut tesrën e PS.
As Noizy me stilin e tij: “puna flet vetë, për gjithë këto vite që e ka kthyer Tiranën në një qytet Europian. Dikur më vinte turp të sillja shokët e mi ose miqtë e mi që vinin nga jashtë, në Tiranë t’u tregoja që ky është kryeqyteti im”.
Aq më pak Alban Skënderaj që i quantë qora dhe shurdhë ata që s’dinin të vlerësonin madhështinë e Veliajt: “Unë kam përshtypjen që puna në Tiranë flet vetë. Kush ka sy të shikojë, shikon dhe kush ka veshë të dëgjojë, dëgjon”.
Natyrisht, kush ka pasur sy dhe veshë e ka ditur dhe kritikuar që më parë atë që dosja hetimore kundër njërëzve më të ngushtë të Veliajt, drejtorëve të tij në bashki dhe drejtuesve të fushatës së tij elektorale ka bërë të qartë për të gjithë. Bashkia e Tiranës ka qenë një bandë e madhe grabitjeje, ku ata që kishin në dorë të firmosnin, i jepnin tenderat dhe punët publike kompanisë që kishin ngritur vetë, “5D”. Pra që nga viti 2016 e mbrapa godina e njeriut të punës ka qenë ajo e pasurimit të disave në kurriz të të tjerëve, duke bërë aq para sa për të blera vota, mbështetje, madje dhe klounë cirku.
Por lista nuk përfundon këtu. Rolin e shejtan budallait e patën bërë edhe Marsela Çibukaj, Anxhela Peristeri, Capital T, Rovena Dilo, Ilir Shaqiri, Elhaida Dani etj. Ata e kishin rrugën të shtruar. Më parë aktorët e teatrit, bura të thyer në moshë e me peshë në skenë, hoqën dorë nga mbrojtja e kauzës së tyre për bakshishet e financimit të shfaqeve që u sponsorizonte Bashkia e Tiranës. Edhe këngëtarët, estrataxhinjtë, ndoqën të njëjtin biznes fitimprurës gjatë fushatës së fundit.
Rruga më e kollajshme për para të lehtë kalonte nga Lali Eri. Që gjatë garës elektorale u bë publike një faturë 50 milionëshe e koncertit të Noizit, njërit prej mbështetësve më të zëshëm të Veliajt në fushatë. Ai i kishte përlarë këto para ndonëse koncerti ishte me bileta me pagesë. Për kaq, larja e borxhit me një mesazh se për kë duhet votuar në instagram është kostoja më e vogël e mundshme.
Ndonëse qëllimi i shumicës prej këtyre njerëzve të spektaklit ka qenë i qartë, deri më tani ata kanë pasur një justifikim. Ata bënin thirrje pro Veliajt sepse shihnin tek ai “njeriun e punës”. Pyetja është: po tani që doli në dritë të djellit se ai ka qenë në majën e piramidës të një bande grabitësisht, a do të kërkojnë falje ata që bënë thirrje për të votuar Veliajn dhe e mbështetën atë me mesazhe publike?
Një shprehje e njohur thotë se të gabosh është njerëzore, ndërsa të kërkosh falje është hyjnore. A do dinë të ngrihen në të tillë lartësi çingijet e Lalit? Pak kush e beson këtë, sepse veprimet e tyre më shumë sesa pasojë e një gabimi ndoshta kanë qenë efekt i një shpërblimi.
Albania
Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules
Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato.
Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.
Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.
Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari.
Gazetari Qyno,ka mësuar se vendimi i mospranimit të kërkesës së prokurorisë, është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i cili në fillim të muajit qershor 2025 u rikthye në funksionin e gjyqtarit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.
Abdiu, refuzoi të sekuestrojë 20 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotërohen nga Kristian Boçi, Elman Abule, mik i afërt i Erjon Veliaj, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me këta persona.
Ndërkohë pritet që me zbardhjen e vendimit të gjykatës, prokuroria e Tiranës të ushtrojë Apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive.
Albania
Stuhia Arktike mbërrin në Evropë: ç’mund të presë Ballkani?
Pas një periudhe moti më të qëndrueshëm të dominuar nga blloku i fortë Rex, i cili ruajti kushte relativisht të qeta dhe shpesh të buta në pjesën më të madhe të Evropës gjatë periudhës së Krishtlindjeve, rrethanat në atmosferë po ndryshojnë.
Ky sistem me presion të lartë po lëviz ngadalë drejt perëndimit, duke hapur rrugën që masat e ftohta ajrore Arktike të zbresin drejt pjesëve qendrore, lindore dhe jugore të kontinentit, shkruan Severe Weather.
Një rënie e ndjeshme e temperaturave
Ndërsa blloku i Rex-it tërhiqet, po formohet një model i ashtuquajtur dipolar moti, një anticiklon i fortë mbi Atlantikun dhe Evropën Perëndimore, ndërsa një ciklon thellohet mbi pjesët lindore dhe veriore të kontinentit.
Kjo lejon depërtimin e ajrit të akullt nga veriu dhe verilindja, i cili do të sjellë temperatura dukshëm më të ulëta dhe reshje bore të rastit para Vitit të Ri.
Sipas modeleve të parashikimit, masa e ajrit të ftohtë mund të jetë 10-15 °C nën vlerat normale për fundin e dhjetorit dhe fillimin e janarit, gjë që do të rezultonte në një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe ngrica në shumë rajone. Lëvizja më e ftohtë e ajrit të ftohtë pritet praktikisht në të gjithë Evropën qendrore dhe lindore, dhe në disa zona temperaturat e mëngjesit mund të bien nën -10 °C.
Ndërsa temperaturat bien, mund të pritet borë në zonat veriore dhe lindore të kontinentit, ndërsa në zonat perëndimore si Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, ajri i ftohtë do të kontribuojë gjithashtu në formimin e kushteve me borë në ditët e para të vitit 2026.
Rrotullimi i temperaturës
Pas ndërhyrjes fillestare të masës së ftohtë, kushtet atmosferike mund të bëhen përsëri më dinamike. Pritet që në të njëjtën kohë me rrymat më të ftohta veriore, rrjedha e ajrit më e ngrohtë, jugore do të kthehet gradualisht, veçanërisht përgjatë Mesdheut.
Ky kombinim i masave të ndryshme ajrore mund të çojë në modele të papritura të motit – nga ditët e ftohta dhe me borë në rajonet veriore deri te kushtet më të theksuara më të ngrohta dhe më të lagështa drejt jugut dhe jugperëndimit të kontinentit.
Shkurt, ditët e para të vitit 2026 mund të shënojnë fillimin e vërtetë të sezonit të dimrit, me një valë të dallueshme të ftohtë dhe episode bore, por edhe me mundësinë e ndryshimeve më të shpejta të motit ndërsa modelet atmosferike vazhdojnë të zhvillohen.
Ngrohtësia dhe shirat e rrëmbyeshëm po kthehen në Ballkan
Ndërsa perëndimi i Evropës do të ngrijë, situata në zonën tonë do të përmbyset plotësisht. Do të vendoset një rrymë e qëndrueshme jugperëndimore, e cila do të sjellë ajër dukshëm më të ngrohtë dhe më të lagësht nga Mesdheu drejt Evropës qendrore dhe lindore dhe Gadishullit Ballkanik. Kontrasti i temperaturës në të gjithë Evropën do të jetë i madh.
Në Ballkan dhe Evropën Lindore, temperaturat mund të jenë deri në 15 °C më të larta se mesatarja, dhe vlerat ditore do të arrijnë lokalisht 15 °C. Sasia e lartë e lagështisë do të sjellë edhe reshje të dendura shiu, veçanërisht në shpatet jugore të Alpeve dhe shpatet perëndimore të Dinarideve dhe Apenineve, ku gjatë javës mund të bien midis 150 dhe 300 milimetra shi.
Albania
Krijohet kompania shtetërore e transportit/ Balluku emëron administrator këshilltarin e saj
Ministria e Infrastrukturës regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë shtetërore, e cila do të ofrojë shërbime të transportit publik. Përmes krijimit të kësaj kompanie, qeveria vendos të hyjë direkt në një sektor të rëndësishëm, i cili deri më sot ka qenë ekskluzivisht domain i kompanive private.
E pagëzuar me emrin Mobal, kompania do të ketë si objekt operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike. Paralelisht kompania shtetërore do të ofrojë edhe transportin e nxënësve dhe mësuesve
Por, Mobal nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër kompetenca, përfshirë edhe organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, do të zhvillojë dhe menaxhojë sisteme digjitale dhe aplikacione për mbikëqyrjen dhe informimin në kohë reale mbi shërbimet e transportit.
Sipas dokumentave të depozituara në QKB administratori i kompanisë është emëruar Henri Telharaj, i cili deri më tani ka mbajtur postin e këshilltarit të Belinda Ballukut. Kompania do të ketë një kapital fillestar prej 10 milionë lekësh, i disbursuar nga fondet e buxhetit të shtetit, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se cilat linja do të operojë ajo.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK6 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
