Tetë viktima janë shkaktuar nga një aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Këlcyrë-Përmet. Në automjet ndodheshin 7 shtetas nga vendet e treta, ndërsa shoferi një shtetas nga Shkodra. Fatkeqësisht asnjë i mbijetuar.Duke udhëtuar nga Përmeti në Këlcyrë , makina është pikasur nga një patrullë policie dhe në këtë mënyrë shoferi është kthyer pas me shpejtësi, duke tentuar t’i shpëtojë policisë dhe ka lëvizur me rreth 200 km/orë.
Kjo ka bërë edhe që drejtuesi i automjetit të humbasë kontrollin e makinës duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në anë të lumit Vjosa.
Ekspertët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për hetimin e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.