Agim Veliu: S’po insistojmë, neve na takon posti i presidentit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i partisë së LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se nuk janë duke insistuar për postin e presidentit në diskutimet e tyre për koalicion me Vetëvendosjen, por se ky post u takon atyre.

Këtë deklaratë ai e bëri për media nga selia e LDK-së ku janë duke qëndruar dy anëtarët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt.

“S’ka insistim por neve na takon posti i presidentit. Duam balancim të posteve sepse edhe presidenti edhe kryeministri për VV-në është shumë . Ne si parti jemi të hapur për bisedime”, thotë Veliu.

Në këtë takim kanë shkuar edhe nënkryetari Lufti Haziri dhe nënkryetarja Vjosa Osmani.

Ardhja e gjermanëve po shihet si përpjekje për pajtim të dy partive që dolën fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit për të mos e vonuar krijimin e qeverisë së re.

Share This Article