Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka pranuar se forcat izraelite kryen sulmin që vrau shtatë punonjës të ndihmave në Gaza.Tre britanikë, një australian, një polak dhe një person me shtetësi të dyfishtë amerikano-kanadez janë në mesin e shtatë të vrarëve.
“Fatkeqësisht gjatë ditës së fundit pati një incident tragjik. Një sulm i paqëllimshëm i forcave tona goditi njerëzve të pafajshëm në Rripin e Gazës”. Ai tha se zyrtarët “po e kontrollojnë këtë tërësisht” dhe “do të bëjnë gjithçka që kjo të mos ndodhë më”.
“Ndodh në luftë. Ne do ta hetojmë deri në fund. Jemi në kontakt me qeveritë dhe do të bëjmë gjithçka që kjo gjë të mos përsëritet”, tha ai. Kujtojmë se të vrarit ishin vullnetarë të shoqatë bamirëse “World Central Kitchen”, të cilët ishin duke udhëtuar me tre vetura. Ndryshe, ata sapo kishin shkarkuar më shumë se 100 ton ndihma ushqimore humanitare të sjellë nga deti gjersa tashmë operacioni është pezulluar.