Hynë fuqi emri Republika e Maqedonisë së Veriut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Tabelat kufitare me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut për tre ditë, targa të reja për katër muaj, pasaporta të reja nga fundi i vitit, ndërsa bankënotat nga viti 2020, janë një pjesë e masave të cilat duhet të zbatohen, pasi dje në mbrëmje hyri në fuqi Marrëveshja me Greqinë.

Grupi i punës i formuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut për realizimin e detyrimeve nga Marrëveshja e Prespës solli vendimine konkrete në lidhje me masat dhe aktivitet e nevojshme me afate kohore për realizimin e tyre.

Në bazë të vendimeve të marra Drejtoria e Doganave duhet të vendosë mbishkrime në tabelat në vendkalimet kufitare, kufirin shtetëror dhe në dy aeroportet në një afat prej tre ditësh, ndërsa  sektori për marrëdhënie me opinionin pranë qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka një afat prej shtatë ditësh të përpunojë Librin e  Standardeve Grafike me të cilin do të konstatojë standarde për shfaqje vizuale të emrit kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu do të hyjë në funksionim stema shtetërore me logon e saj, e cila do të përdoret nga  institucionet shtetërore për mbishkrimet publike në hyrje të të gjitha institucioneve.

Sekretariati shtetëror ka një afat prej shtatë ditësh të përgatisë softwer-in i cili do t’i përmbajë të gjitha institucionet nga niveli shtetëror dhe lokal, si dhe dimensionet e tabelave publike.

Ndryshimi në të gjitha tabelat,  si në nivel qendror dhe atë  lokal, duhet të përfundojë në një afat prej katër muajsh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply