ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 6 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 6 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 7 hours ago
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura 10 hours ago
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 11 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Instituti Albanologjik rikujton se ruan librin e 1598-s për Skënderbeun

albnews by albnews
19 December, 2019
in Show - Biz
0
Instituti Albanologjik rikujton se ruan librin e 1598-s për Skënderbeun
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nisma e profesorit të shkencave politike në Université Paris-Est Créteil të Francës, Nezir Kraki, për blerjen e një ekzemplari të një libri frëngjisht për Skënderbeun, ka sjellë reagimet e para të studiuesve. Kjo vepër, për të cilin ka nisur grumbullimi i mjeteve për blerjen e tij, veçse gjendet në fondin e bibliotekës me 40 mijë vëllime të Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Të hënën profesori Kraki kishte afishuar në profilin e tij në Facebook njoftimin për gjetjen e ekzemplarit të një libri mbi Skënderbeun të fisnikut francez, Jacques de Lavardin, i cili në vitin 1576 kishte botuar të parin libër në Francë për heroin kombëtar të shqiptarëve. I cilësuar kryesisht si përkthim nga libri i Marin Barletit e vetëm me ndonjë shtojcë nga autorë të tjerë, “Histoire de Georges Castriot, surnommé Scanderberg, roy d’Albanie” kishte zgjuar interesim në Francë saqë ishte ribotuar disa herë radhazi, më 1593, 1597, 1598, 1604 dhe 1621. E pikërisht një ekzemplar të ribotimit të fundit, afër 400 vjet të vjetër, Kraki e kishte hasur në një librari të Spanjës. Deri të mërkurën në mbrëmje në këtë fond janë grumbulluar 4900 dollarë (4407 euro) nga 5 mijë sa kërkohen për blerjen e librit, ku përfshihet kostoja e tij, çmimi për dërgimin me postë nga Spanja dhe taksa që Facebook ndal për fonde që realizohen përmes kësaj platforme. Sipas nismëtarit të donacionit, libri i Lavardinit do t’i dhurohet Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Por sekretari shkencor i Institutit Albanologjik në Prishtinë, Lulëzim Lajçi, ka rikujtuar se biblioteka e këtij Instituti ka një ekzemplar 23 vjet më të vjetër sesa ai që është zbuluar nga Kraki.

RelatedPosts

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

“Me këtë rast, në asnjë mënyrë, nuk dua të nënvlerësoj vlerën e botimit të ‘Historisë së Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbe, mbret i Shqipërisë’ të vitit 1621, të autorit Zhak dë Lavarden, që në të vërtetë është edhe ribotimi i gjashtë dhe i fundit, por, përmes këtij shkrimi desha ta informoj opinionin e gjerë se në Institutin Albanologjik gjendet një botim në origjinal edhe më i hershëm se ai i vitit 1621, pra i vitit 1598”, ka thënë Lajçi përmes një shkrimi të afishuar në llogarinë e tij në Facebook.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

26 December, 2025
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result