Rama: Ambicie që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës Made in Albania

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë fjalës së tij në Qendrën e re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama deklaroi se po përgatisin një platformë të re të zhvillimit të industrisë ushtarake.

“Po përgatisim platformën e re të zhvillimit të industrisë ushtarake. Një platformë që sot është koha për ta përfshirë në të gjithë trupin legjislativ të republikës së Shqipërisë dhe pastaj mbi të për të nisur një valë investimesh në industrinë e mbrojtjes”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shprehu ambicien që brenda vitit 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës Made in Albania.

“Ne kemi ambicie që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës made in Albania. Ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës made in Albania. Jemi vend i vogël por kemi aleatë të mëdhenj”, deklaroi Rama.

Share This Article