Një infermiere nga Tajvani ka ndarë momentin kur ajo dhe kolegët e saj u kujdesën për foshnjat e porsalindura për t’i mbajtur të sigurta gjatë tërmetit me magnitudë 7.4 që goditi bregun lindor të ishullit. Në video, katër anëtare të stafit në repartin e maternitetit mund të shihen duke u përpjekur për të mbajtur krevatet pa lëvizur, ndërsa ndërtesa në të cilën ndodhen fillon të lëkundet.
Stafi ishte i shqetësuar se një dritare aty pranë mund tu thyente dhe të lëndonte foshnjat. Ky gjest nuk u la pa u komentuar, ku shumë prej komenteve i cilësonin mjeket si heroina.
Një tërmet prej 7.4 ballësh ka goditur Tajvanin më 3 prill duke vrarë nëntë persona dhe duke lënduar më shumë se 700 të tjerë. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor malor të Hualienit.