Policia spanjolle ka çmontuar një plantacion marijuane pranë vijës bregdetare të Puertitos, duke arritur sekuestrimin e më shumë se një 1000 bimëve, në një operacion që ka rezultuar edhe në arrestimin e një personi me kombësi shqiptare ndërsa po hetohet shkalla e pjesëmarrjes në këto ngjarje të katër të tjerëve.
Gjatë kontrollit të fermës, është lokalizuar një plantacion në fazën e lulëzimit të marijuanës prej më shumë se 1.60 metra dhe dy plantacione të tipit të brendshëm, të cilat në këtë moment u gjetën në faza të ndryshme rritjeje me gjithsej mbi 1500 bimë kanabis, që u sekuestruan bashkë me pajisjet e përdorura për ndriçimin, ngrohjen dhe ajrimin.