Tërmeti 4.8 ballë lëkund ndërtesat në New York, më i madhi në 40 vjet! OKB pezullon takimin për Gazën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet ka goditur shtetin amerikan New Jersey, duke lëkundur ndërtesat në New York City dhe zonat përreth.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.8 ishte 7 km në verilindje të Stacionit Whitehouse, New Jersey. Tërmeti u ndje gjithashtu në Filadelfia, Pensilvani dhe Boston, Massachusetts. Përdoruesit e mediave sociale raportuan se e ndjenin tërmetin nga Philadelphia deri në New York dhe në lindje përgjatë bregut. Zyrtarët e qytetit të New York kanë njoftuar se kanë nisur hetimet nëse ka dëme materiale.

Një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën në selinë në New York u ndërpre përkohësisht për shkak të tërmetit.

“A është ai një tërmet?”, tha përfaqësuesi i Save the Children, Janti Soeripto, i cili po fliste.Një tërmet me magnitudë 3.8 goditi Buffalo, New Yorkun vitin e kaluar më 6 shkurt, por një tërmet i përmasave të sotme nuk ka ndodhur në zonë për 40 vjet.

Share This Article