Liverpooli do të jetë pa shtatë lojtarë të ekipit e parë për duelin qe do ta zhvillojnë sot (e diel) ndaj rivalit Manchester United.
Liverpool ka regjistruar dy fitore radhazi në ligë që prej humbjes së dhimbshme me rezultat 4-3 ndaj Manchester United në kuadër të FA Cup muajin e kaluar. Ata përmbysën epërsinë e Brightonit për të fituar në fund me rezultat 2-1, para se të mposhtin Sheffield Unitedin në mesjavë me rezultat 3-1.
Jurgen Klopp do të synojë ‘hakmarrjen’ ndaj ekipit të Erik Ten Hag pas humbjes që i shkaktuan në FA Cup, por këtë duhet ta bëjë pa llogaritur shërbimet e shtatë lojtarëve.
Alisson nuk është ende i gatshëm për lojë, teksa Caoimhin Kelleher pritet që të startojë mes dy shtyllave. Trent Alexander-Arnold dhe Joel Matip, i cili pritet të jetë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, janë gjithashtu mungesa të Kloppit për këtë takim.
Mesfushorët Stefan Bajcetic dhe Thiago Alcantara janë jashtë gjithashtu, ndërsa Klopp do të jetë gjithashtu edhe pa shërbimet e Diogo Jotas dhe Ben Doak ndaj ‘Djajve të Kuq’. Sidoqoftë, Wataru Endo pritet të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, pasi u pushua në sfidën ndaj Sheffieldit