Chelsea ka barazuar me Sheffield United si mysafir me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 31-të të Ligës Premier. Londinezët rrezikuan të parët në minutën e 10-të me Noni Madueken, por pa sukses.
Pas një minutë Chelsea arriti të shënojë me anë të Thiago Silvas për 1-0.Në minutën e 32-të, Gustavo Hamer asistoi te Jayden Bogle që shënoi për 1-1.Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta po ashtu solli gola.
Noni Madueke kthehu epërsinë e Chelseat për 2-1 me një goditje të fortë.
Por kur pritej që Chelsea merrte fitoren e radhës, në skenë doli Oliver McBurni që shënoi nga afër për 2-2.
Chelsea me këtë barazim mbetet në vendin e nëntë me 44 pikë.