ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 8 hours ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 8 hours ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 9 hours ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 10 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, disa regjistrues për zonën e veriut janë tërhequr

albnews by albnews
8 April, 2024
in Kosova, Technologji
0
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, disa regjistrues për zonën e veriut janë tërhequr
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) Avni Kastrati, ka thënë të hënën se të gjitha komunitetet në Kosovë janë duke marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, ndonëse janë shfaqur disa probleme në pjesën veriore. Procesi ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj. “Të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë në regjistrim, pa anashkaluar asnjë komunitet dhe besojmë që kështu do të vazhdojmë deri në fund të procesit të regjistrimit”, -ka thënë ai në një konferencë për media. Megjithatë, Kastrati e ka pranuar se një pjesë e regjistruesve në pjesën veriore janë tërhequr prej procesit.

Ai ka thënë se ka takuar personalisht pjesëtarë të komunitetit serb në veri të Kosovës, një ditë më parë, dhe se ASK-ja e ka siguruar një “numër solid” të regjistruesve për të regjistruar popullsinë e këtij rajoni brenda afateve kohore. Sipas tij, regjistruesit janë prej zonës veriore dhe jo prej zonave tjera të banuara me shumicë serbe brenda Kosovës, dhe se ka parë gatishmëri të komunitetit serb për t’u regjistruar. Më 5 prill, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka thënë se serbët e Kosovës nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

RelatedPosts

Osmani shpreh keqardhje për pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-të

“Kam shumë për të thënë”/ Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

Lista Serbe ka thënë se pjesëmarrja në “proceset e organizuara nga [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti do të ishte poshtërimi më i madh për popullin tonë, në kohën kur i njëjti ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga, pengoi funksionimin normal të shëndetësisë dhe përfitimeve sociale, hoqi të drejtën e votës, arrestoi dhe persekutoi serbët, i pushtoi komunat me forcë, militarizoi veriun e Kosovës…”. Në procesin e fundit të regjistrimit të popullsisë – të realizuar më 2011 – serbët e veriut nuk patën marrë pjesë, me kërkesë të autoriteteve të Beogradit. Sipas regjistrimit të vitit 2011, Kosova i ka rreth 1.8 milion banorë, dhe 25.000 prej tyre janë serbë. Megjithatë, organizata të shoqërisë civile besojnë së në këtë shtet jetojnë rreth 100.000 pjesëtarë të këtij komuniteti. Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2.000 euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi. Gjobat janë edhe më të mëdha për biznese dhe shkojnë në deri 20.000 euro.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result