Zëdhënësi i marinës ukrainase, Dmytro Pletenchuk, ka njoftuar se një helikopter i ushtrisë ruse Ka-27 është rrëzuar në Krimenë e pushtuar nga ruset.Këto komente ai i bëri në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
“Një helikopter rus Ka-27 është rrëzuar në Krime. Kërkonte diçka dhe e gjeti”, ka shkruar ushtaraku ukrainas. Ai nuk ka dhënë detaje më të hollësishme, përfshirë llojin e armëve që e posedonte helikopteri i rrëzuar.
Rusia ka humbur 325 helikopterë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Ka-27 është një helikopter i epokës së Bashkimit Sovjetik i dizajnuar për kryerjen e detyrave të ndryshme të marinës.