Ministri në detyrë i Kosovës në Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Shyqiri Bytyqi është takuar sot në Tiranë me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini.
Gjatë këtij takimi është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet në arsim dhe shkencë mes dy vendeve.
Ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë theksuan bashkëpunimin e mirë që ka ekzistuar deri më tani, ndërsa theksuan se ka hapësirë për bashkëpunim edhe më të madh në shumë segmente.
Gjatë këtij takimi, Bytyqi dhe Shahini u pajtuan se një bashkëpunim më i madh mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ndikojë që të dy shtetet të ofrojnë arsim sa më cilësor për fëmijët dhe të rinjtë.