Juventusi ofron Dybalan dhe 50 milionë euro për Salahun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Drejtuesit e Juventusit e duan Mohamed Salahun në skuadër, pasi që beson se bashkë me Cristiano Ronaldon, ai mund ta formojë një sulm tejet të rrezikshëm.

Për këtë arsye, Juventusi është duke e përgatitur një mega ofertë për yllin egjiptian të Liverpoolit, Salah, dhe është i gatshëm t’ia ofrojë anglezëve Paulo Dybalan plus 50 milionë euro në shkëmbim, raporton Tuttosport, transmeton Gazeta Express.

Salah shkëlqeu kundër Juventusit gjatë kohës ai ishte lojtar i Fiorentinës, në vitin 2015, duke shënuar dy herë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, kur ia shkaktoi Juventusit një humbje të rrallë në shtëpi.

Gjiganti i Serisë A dëshiron ta rrisë edhe më shumë imazhin global dhe është i gatshëm ta sakrifikojë Dybalan, njërin nga lojtarët më të talentuar në futbollin botëror, vetëm për ta arritur çmimin e Liverpoolit për Salahun.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply