Policia e Kosovës ka arrestuar sot një serb në pikën kufitare të Bërnjakut për “prishje të rendit kushtetues të Kosovës”.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Po është arrestuar sot për prishje të rendit kushtetues të Kosovës, është dërguar në mbajtje për 48-orë”, tha Elshani.Detaje tjera lidhur me rastin, ende nuk janë bërë publike.