Një zyrtar izraelit i mbrojtjes deklaroi se më shumë se 100 dronë iranianë tashmë janë kapur jashtë hapësirës ajrore izraelite, nga qindra të qëlluara në Izrael nga Irani.
Dronët u rrëzuan nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, shkruan The Times of Israel.
Më parë, IDF tha se kishte identifikuar më shumë se 100 drone që po shkonin drejt Izraelit.Sirenat kanë rënë në pesë zona izraelite, pas sulmeve të Iranit me dronë dhe raketa.
Në postime të veçanta në Telegram, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se sirenat janë vënë në jug të Izraelit, zonën e Shomron, zonën e Detit të Vdekur, Jerusalemin dhe Izraelin verior.