Irani: Sulmi ndaj Izraelit, vetëmbrojtje pas sulmit të konsullatës në Damask

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Jashtme e Iranit tha se vendi i është përgjigjur asaj që e quajti “akt agresiv të regjimit sionist kundër ambasadës iraniane në Damask”.

Në një deklaratë të lëshuar në Telegram, ministria tha se forcat e armatosura të Iranit “po ushtrojnë të drejtën e natyrshme të vetëmbrojtjes të përcaktuar në nenin 5 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe në përgjigje të agresioneve të përsëritura ushtarake të regjimit sionist, shkruan CNN.

“Nëse është e nevojshme, Republika Islamike e Iranit nuk do të hezitojë të marrë më shumë masa mbrojtëse për të mbrojtur interesat e saj legjitime kundër çdo aksioni ushtarak agresiv dhe përdorimit të paligjshëm të forcës”, thuhej më tej.

Izraeli nuk konfirmoi se kreu sulmin në Damask më 1 prill, por mohoi pretendimin e Iranit se goditja ishte një konsullatë, duke thënë se ishte një “ndërtesë ushtarake e forcave të Kudsit”.

Share This Article