Merkel ia uron Haradinajt festat e fundvitit

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pranuar një letër urimi për festat e fundvitit nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Haradinaj ka thënë se është i nderuar që e ka pranuar këtë urim nga kancelarja Merkel.

“Me rastin e ndërrimit të motmoteve ju dërgoj Juve dhe Familjes tuaj Urimet e mia më të përzermërta dhe dëshirat për një Vit të ri me shëndet dhe gëzim. Le të jetë viti 2020 për të gjithë, një vit i paqes dhe përmbushjes”, thuhet në urimin e Merkel.

Share This Article