Figurat e opozitës iraniane dënojnë sulmin ndaj Izraelit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Figura të njohura të opozitës iraniane kanë dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si në kundërshtim me vullnetin e shumicës së qytetarëve.

“Lufta e Khameneit nuk është lufta e Iranit apo e gjithë kombit iranian”, tha Reza Pahlavi, djali i Shahut të fundit të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, duke shprehur pakënaqësitë e tij për regjimin e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei.

“Khamenei dhe regjimi i tij e kanë kthyer Iranin në një vend të prapambetur dhe të izoluar, dhe duke e përfshirë vendin në një luftë ata vetëm sa e shtojnë mjerimin”, shtoi Pahlavi.

Ndryshe, Pahlavi beson se rruga “drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në Lindjen e Mesme” fillon duke e mbështetur popullin e Iranit që sipas tij po lufton për ta rimarrë vendin.

“Pavarësisht sulmit ndaj Izraelit, popullsia iraniane ka qenë dhe është kundër këtij regjimi kriminal. Lëvizja e rezistencës iraniane është e gatshme të luftojë regjimin e Khameneit”, tha profesori Afshin Ellian. Edhe gazetarja televizive Pouria Zeraati, Gardën Revolucionare iraniane e quan si “terroriste”.

Share This Article