Ndërsa pjesa tjetër e botës ka ndjekur me vëmendje gjyqin penal historik të Donald Trump në Nju Jork, vetë ish-presidenti duket se ishte shumë më pak i interesuar nga kjo gjë.
Sipas disa gazetarëve të sallës së gjyqit, Trump dukej se kishte vështirësi për të mbajtur sytë hapur dhe në një moment mund ta ketë zënë gjumi. Reagimet kanë shumë të shumta si në rrjetet sociale ashtu edhe nga personalitete të ndryshme.
Shumë e quajtën “Sleepy Trump”, një noftë që ia shpesh herë ia ka vënë rivalit të tij.
“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për një të pandehur të zërë gjumi në gjyqin e tij, e lëre më në ditën e parë,” shkroi Preet Bharara, një ish-avokat i SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, i cili u shkarkua nga Trump.
“Trump e ka zënë gjumi në gjyqin e tij penal. “Sleeping Don duket se është shumë i vjetër dhe i mungon energjia për të qenë president”, tha avokati Tristan Snell.
Trump përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit në një përpjekje për të mbuluar pagesat ndaj yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels.
Ish-presidenti është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat në tre çështjet e tij të tjera penale, duke argumentuar se problemet e tij ligjore janë pjesë e një “gjuetie shtrigash” kundër tij që përbën “ndërhyrje në zgjedhjet e nëntorit”, ndërsa ai kërkon kthimin e tij në Shtëpia e Bardhë.