ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 2 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 2 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 3 hours ago
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura 6 hours ago
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Tensione në Bruksel, policia mbyll takimin e të djathtës ekstreme të Orban e Farage

albnews by albnews
16 April, 2024
in Bota, UK
0
Tensione në Bruksel, policia mbyll takimin e të djathtës ekstreme të Orban e Farage
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një takim i politikanëve evropianë të së djathtës ekstreme u ndërpre këtë të martë nga policia në Bruksel.

Në takim ishte parashikuar të mbanin fjalën kryeministri hungarez Viktor Orbán, politikani francez i ekstremit të djathtë Eric Zemmour dhe ish-kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

RelatedPosts

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Politikanët e djathtë do të flisnin në konferencën dy-ditore të Konservatorizmit Kombëtar në Bruksel, e cila kishte mundur të siguronte një sallë për mbajtjen e eventit pas shumë përpjekjesh në kryeqytetin belg.

Themeluesi i Partisë “Brexit”, Nigel Farage, po i drejtohej të pranishmëve kur policia mbërriti me një urdhër për të mbyllur eventin.

Ndërhyrja e policisë ndodhi rreth orës 12:30 të paradites.

Euronews shkruan se një oficer policie u tha organizatorëve të ngjarjes se “autoritetet kanë vendosur të mbyllin takimin”.

Oficeri shtoi se ai kishte një dokument prej tre faqesh që përshkruan arsyet për mbylljen, të cilat ishin kërkuar nga kryetari i bashkisë lokale.

Konservatorët Kombëtarë janë një aleancë politikanësh, figurash publike dhe studiuesish të lidhur zakonisht me të djathtën populiste që përkrah vlerat konservatore dhe nacionaliste, të njohur për qëndrimin e tyre të fortë euroskeptik dhe anti-emigracion.

Duke folur me gazetarët jashtë sallës, organizatori Tony Gilland – i cili është shefi i stafit për MCC Bruksel, një institut i financuar nga Orbán që sponsorizoi eventin –  njoftoi një protestë më vonë gjatë ditës për të kundërshtuar vendimin.

Ish-sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman, ishte gjithashtu e pranishme dhe iu drejtua audiencës pasi policia mbërriti në vendngjarje.

Emir Kir, kryebashkiaku i lagjes Saint-Josse Ten Noode të Brukselit, konfirmoi në platformën e mediave sociale X se ai kishte urdhëruar ndalimin e ngjarjes për të “garantuar sigurinë publike”.

“E djathta ekstreme nuk është e mirëpritur,” tha Kir.

Dy vende të tjera në Bruksel, përfshirë hotelin e famshëm Sofitel pranë institucioneve të BE-së, ditët e fundit kishin refuzuar të organizonin konferencën.

Nigel Farage u tha të pranishmëve se vendimet për të anuluar takimin ishin “absolutisht të egra”. Sipas organizatorëve, rreth 600 pjesëmarrës pritej të merrnin pjesë në këtë ngjarje.

Përplasja vjen më pak se dy muaj përpara zgjedhjeve evropiane, me sondazhet që parashikojnë një rritje të konsiderueshme të mbështetjes për partitë e së djathtës ekstreme dhe euroskeptike.

Duke iu përgjigjur ndërhyrjes së policisë të martën, National Conservatism tha se konferenca ishte “jashtëzakonisht paqësore” me “absolutisht asnjë shqetësim për publikun”.

Ata i bënë gjithashtu një ftesë kryetarit të bashkisë së Saint Josse, Emir Kir, për t’iu bashkuar diskutimeve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

26 December, 2025
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result