Arrestohet Soni Malaj dhe dy këngëtarë të tjerë, po performonin në skenë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarët shqiptarë Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar nga policia zvicerane. Artistët do performonin në një “BajramParty” që ishte planifikuar të mbahej me 13 prill në Zvicër.

Eventi dështoi, pasi policia zvicerane ka hyrë në kontroll duke arrestuar këngëtarët e njohur të skenës muzikore, të cilët janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane.

Këngëtari Labinot Rexha ka treguar se kishte nënshtetësi zvicerane prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem, duke e lënë të lirë. Ai shpjegoi se kjo gjë ndodhi për shkak se nuk duhen përdorur vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar. Por më pas janë liruar dhe këngëtarja Malaj ka postuar disa foto në Instagram.

Share This Article