ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 6 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 6 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 6 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  6 hours ago
Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama e quan gënjeshtar Haradinajn, thotë se s’ka kushte për Kosovën në samit

albnews by albnews
21 December, 2019
in Albania, Kosova
0
Rama e quan gënjeshtar Haradinajn, thotë se s’ka kushte për Kosovën në samit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë deklarata të forta sot ndaj liderëve të Kosovës duke thënë se ata i ishin futur një rrugë qorre duke mos marrë pjesë në samitin për Mini-Schengenin Ballkanik.

Ai tha se Kosova po humb respektin dhe reputacionin me këto refuzime, ndërsa deklaroi se nuk ndien përgjegjësi personale për mungesën e Kosovës në këtë samit.

Rama e quajti gënjeshtar Ramush Haradinajn duke theksuar se Kosovës nuk iu vendos asnjë kusht për të qenë pjesë e samitit.

RelatedPosts

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

“Zoti Haradinaj është një gënjeshtar që ka gënjyer përsëri. Gënjen nga padija apo me qëllim, nuk kam arritur ta zbuloj. Por është një gënjeshtar. E vërteta është se këtu nuk pati kusht apo detyrim për Kosovën. Kjo nismë ka thjesht një qëllim, të zbatojë marrëveshjet e bëra më parë mes të gjitha vendeve. Unë dua që në këtë proces të fusim edhe elementë të tjerë, siç është elementi që ka të bëjë me zhbllokimin e ngërçit me energjinë. Ajo s’bëhet me Facebook e me barrikada patriotësh në rrjete sociale. Kjo është një gënjeshtër [e Haradinajt] sepse s’ka asnjë lloj detyrimi në këtë proces. Nëse Kosova hyn në këtë proces dhe thotë se ‘këtë marrëveshje për lëvizjen e lirë që Shqipëria e bën me Serbinë, unë nuk dua ta bëjë me Serbinë, por me shtetet tjera’, sskush s’i thotë se duhet t’i pranojë o të gjitha o asnjë”, tha Rama.

Ai tha po ashtu se liderët e Kosovës ka vite që drekojnë e darkojnë me liderët serbë, dhe thotë se kjo është gjë e mirë.

“Kjo zhurmë e madhe për këtë samit në Kosovë po bëhet si rezultat i atyre që duhet ta udhëheqin Kosovën drejt të ardhmes e të cilët tani janë futur në një rreth vicioz nga i cili duhet të dalin sa më parë”, deklaroi Rama, duke shtuar se “jeni gabim vëllezër” duke iu referuar liderëve të Kosovës për refuzimin e pjesëmarrjes në samit.

Korrespodenti i “Kohës Ditore” në Tiranë e pyeti Ramën për linja 400 kilovoltë Vau i Deës – Prishtinë, e cila linjë qëndron prej 4 vjetësh e bllokuar.

E Rama tha se kjo çështje nuk zgjidhet duke i ikur dialogut dhe ballafaqimit sy më sy.

“Kosova duhet të jetë në tryezë edhe për këtë arsye”, tha më tej Rama.

I pyetur po ashtu në lidhje me lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke qenë se Shqipëria nuk kufizohet me Serbinë, Rama tha se nëse arrihet që me politikë dhe diplomaci “ta sjellim Serbinë në pozicionin tonë, duke mos e lënë të kushtëzojë e duke thënë se ‘do ta hapësh me mua kufirin, por s’do ta hapësh me Kosovën sepse ai s’është kufiri i Kosovës’, ne kemi arritur një gjë fantastike”.

Rreth deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, se nëse kryeministri i Kosovës do të dëgjonte presidentin francez për të hequr taksën ndaj mallrave serbe, tani Kosova do të kishte liberalizimin e vizave.

“Nëse Ramës po i dhimbsen kosovarët, t’ua heq atë taksën e Kukësit dhe atëherë i kishim besuar edhe të tjerat”, tha ai.

Sot në Tiranë po mbahet takimi i tretë i vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të diskutojnë projektin e “Mini-Schengenit Ballkanik”. Në këtë takim në Tiranë po marrin pjesë liderët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa mungon Kosova që e ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë takim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result