Qytetarët të shumtë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit akademik Idriz Ajetit, i cili ndërroi jetë në moshën 102-vjeçare.
Ajeti me këtë rast u kujtua si intelektual, që kontribuoi në pavarësinë e vendit dhe ish-studentët e tij thanë se janë krenarë për veprën që ai la pas vetes.
Në ceremoninë e varrimit, profesor Jusuf Bajraktari tha se Idriz Ajeti ishte një nga figurat më të ndritshme të historisë dhe një veprimtar i palodhshëm në zhvillimet më të vështira të ekzistencës së shqiptarëve.
Bajraktari tha se puna e akademik Idriz Ajetit është shtrirë edhe në fushën për të drejtat e njeriut dhe në veprimtaritë shoqërore, duke përmendur kështu kohën, kur ai ishte kryetar i Parlamentit të Kosovës dhe pjesëmarrës në konferencën e Rambujesë.