Pasi Gjykata e Posaçme i dha të drejtë ish-ministrit socialist të Shëndetësisë Ilir Beqaj që 602 fashikujt t’i marrë në mënyrë elektronike, këtë të hënë ai është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ku ka dorëzuar një hard disk me qëllim marrjen e materialeve.
E njëjta procedurë do të bëhet edhe për 8 personat e tjerë në këtë proces që janë marrë të pandehur nga SPAK për dosjen e “Sterilizimit”.
SPAK vendosi një shifër prej afro 1 milionë lekësh të reja për person, nëse duan t’i marrin fashikujt e dosjes.
Kjo gjë u kundërshtua nga gjykata për të cilën togat e zeza i thanë të drejtën palës mbrojtëse që materialet në këtë fazë t’i marrin falas, duke ia kursyer lekët Beqaj, Rrapajt, Rrjepajt e personave të tjerë të përfshirë në proces.