Kuvendi do ta presë ditën e fundit për të votuar Qeverinë teknike. Kjo sipas kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi bëhet për shkak të agjendës së ngjeshur të Kuvendit dhe propozim-Ligjeve të reja të cilat akoma adresohen në Kuvend siç është ai për Prokurorinë Publike.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, Xhaferi thotë se seanca e 3 janarit do t’i kushtohet Qeverisë teknike, për shkak të procedurave që duhet respektuar nga Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti.
Për emrin e kryeministrit teknik LSDM-ja ende nuk ka vendosur. Ditë më parë, kryeministri në ikje Zoran Zaev paralajmëroi se deri të premten e ardhshme Socialdemokratët do të përcaktohen për zëvendësin teknik të Zaevit, emrat më të përfolur janë Oliver Spasovski dhe Milla Carovska.
VMRO-DPMNE-ja e cila do të ketë dy ministra teknik dhe tre zëvendësministra plotësues, akoma nuk ka thirrur organet e partisë për t’i caktuar emrat të cilët do të udhëheqin me ministrinë Brendshme dhe atë të Punës dhe politikës sociale gjatë Qeverisë teknike. Lidhur me negociatat për koalicionet para dhe pas zgjedhore, partia e Hirstijan Mickoskit është e bindur se do të fitojë në bllokun politik maqedonas dhe se do të mund vetëm të formojë shumicë. Duke mos dashur të komentojë deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti se kush nuk respekton Marrëveshjen e Prespës të mos llogarit për partner BDI-në, nënkryetari i VMRO-së, Vllado Misajllovski thotë se fillimisht duhet parë cila parti shqiptare do t’i fiton zgjedhjet e 12 prillit.
Në kuadër të Qeverisë teknike, opozita udhëheq më MPB-në dhe ministrinë për Punë dhe politikë sociale, ndërsa emëron edhe tre zëvendësministra plotësues në Bujqësi, Shoqëri informatike dhe Financa.