ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Hëna e Përgjakur” e 7 shtatorit, sonte “spektakël” në qiell 21 minutes ago
Përfundon “Koko Fest” – Triumfon teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrësi rrëmben pesë çmime në festival 25 minutes ago
Ambasadori Shqiptar takon Nigel Farage 3 hours ago
Aksidenti tragjik në Lisbonë, hetuesit: U këput kablloja që lidhte dy vagonët 4 hours ago
Nis viti i ri shkollor – Dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë, forcohen masat që ndalojnë celularët në mësim 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Osmani: Serbia do të tentojë që sërish ta destabilizojë situatën e sigurisë në Kosovë

albnews by albnews
24 April, 2024
in Kosova
0
Osmani: Serbia do të tentojë që sërish ta destabilizojë situatën e sigurisë në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka potencuar se Serbia do të tentojë që sërish ta destabilizojë situatën e sigurisë në Kosovë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Osmani ka vlerësuar se Serbia vazhdimisht bën planifikime në këtë drejtim.

RelatedPosts

Kurti propozohet sërish për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, kritikon Gjykatën Kushtetuese: Hije politike e opozitës

26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri

Malishevë, aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur

“Por, jam e bindur me të gjitha përgatitjet që po i bën policia e Kosovës, në partneritet me prezencën ndërkombëtare, në veçanti me EULEX-in dhe NATO-n, si përgjegjës të dytë dhe të tretë për sigurinë në Kosovë, që ne do të parandalojmë çdo sulm”, ka potencuar ajo.

E pyetur për dështimin e fazës së dytë të procesit të shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në Veri, Osmani ka potencuar se tani kryetarët aktualë mbesin në zyrë.

“Kjo ka qenë zgjedhje e serbëve që jetojnë në këto katër komuna të Veriut për shkak të, fatkeqësisht, presionit të vazhdueshëm që ua bën Serbia. Tani kryetarë kanë edhe një kohë mandat”.

Osmani, ka potencuar se dërgimi eventual i draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – e hartuar nga Bashkimi Evropian – për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese është detyrë e Qeverisë së Kosovës.

“Pra mund të jetë ministria përkatëse apo një vendim i qeverisë”, ka thënë Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës, ndërsa ka potencuar se një hap i tillë varet shumë edhe nga rrjedha e dialogut, meqë në vlerësimin e saj plani i sekuencimit për Marrëveshjen Bazë – i cili parasheh qartë se cili hap nga Kosova ndërmerret i pari, cili hap nga Serbia ndërmerret po ashtu paralelisht – nuk është dakorduar ende.

E pyetur se a ka hapësirë që Zyra e Presidentes ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese, Osmani ka potencuar se ka aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese të cilat e kanë kufizuar mandatin e Presidentes për të ngrit çështje kushtetuese, ose për të bërë pyetje kushtetuese.

“Pra, pa u miratuar fillimisht ky dokument nga qeveria, ose pa u nxjerr ndonjë akt i qeverisë, si Presidente nuk mund ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese, sipas nenit 113”, ka potencuar ajo.

Osmani gjatë intervistës ndër të tjera ka potencuar se Kosova duhet të procedojë tutje me Asociacionin vetëm atëherë kur ka një plan sekuencimi, e Serbia zbaton pjesën e saj të marrëveshjes.

“Në qoftë se kërkohet zbatim, duhet të kërkohet nga të dyja, siç e thashë, ndryshe krejt kredibiliteti i dialogut dhe parimi i trajtimit të barabartë të palëve nuk kanë më asnjë kuptim. Sepse në njëfarë mënyre, po mbetet vetëm njëra palë në proces, pasi tjetra tashmë është tërhequr formalisht duke dërguar letër në BE që nuk do ta zbatojë marrëveshjen”, ka potencuar ajo.

Ndërkaq në pyetjen se çfarë do të bëjë Kosova në rast se Serbia vazhdon të mos e përmbush Marrëveshjen Bazë, Osmani ka argumentuar se Kosova duhet t’i kthehet një qasjeje që vendi ka pasur kur është shpallur e pavarur.

“Duhet të kthehemi një lloj qasjeje kur Kosova ka bërë një sërë koncesionesh, të cilat nuk e kanë bërë shtet jofunksional, por kanë qenë koncesione të vështira. Por në anën tjetër, Serbia nuk ka pranuar të zbatojë pakon e Ahtisaarit. Por, çka kemi fituar ne në shkëmbim, ka qenë pavarësia e Kosovës, njohja e Kosovës dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare”.

Në rast se dështon parimi që të dyja palët të zbatojnë Marrëveshjen Bazë në mënyrë paralele, Osmani ka sugjeruar që Kosova të ulet me partnerët ndërkombëtarë, në radhë të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të hartojnë një plan të qartë.

“Në qoftë se Kosova i zbaton të gjitha këto koncesione, atëherë cilat janë masat që do t’i ndërmarrë komuniteti ndërkombëtar për ta përkrahur Kosovën? Ta zëmë, a është NATO-ja në tavolinë? A është statusi i kandidatit dhe pastaj ecja shpejt drejt BE-së, bazuar edhe në reformat që i kemi bërë, në tavolinë? Pra, një lloj marrëveshje mes nesh dhe partnerëve tanë është një çështje që unë e kam trajtuar që një kohë të gjatë me partnerët, në veçanti me SHBA-të, gjithnjë duke e ditur që ne do të vijmë në këtë pikë dhe Serbia sërish nuk do të zbatojë asgjë”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Hëna e Përgjakur” e 7 shtatorit, sonte “spektakël” në qiell

“Hëna e Përgjakur” e 7 shtatorit, sonte “spektakël” në qiell

7 September, 2025
Përfundon “Koko Fest” – Triumfon teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrësi rrëmben pesë çmime në festival

Përfundon “Koko Fest” – Triumfon teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrësi rrëmben pesë çmime në festival

7 September, 2025
Ambasadori Shqiptar takon Nigel Farage

Ambasadori Shqiptar takon Nigel Farage

7 September, 2025
Aksidenti tragjik në Lisbonë, hetuesit: U këput kablloja që lidhte dy vagonët

Aksidenti tragjik në Lisbonë, hetuesit: U këput kablloja që lidhte dy vagonët

7 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result