TikTokerja irakiane është qëlluar për vdekje para shtëpisë së saj në Bagdad, shkruan BBC.
Sulmi ka ndodhur të premten mbrëma në kryeqytetin irakian në lindje të lagjes Zayne.
Ministri i Brendshëm irakian ka konfirmuar se gruaja e njohur në rrjetet sociale, është vrarë nga një vrasës i panjohur për autoritetet.
Në kumtesën e kësaj ministrie thuhet se “një ekip i specializuar” është angazhuar për të hetuar rrethanat e vdekjes së saj.
Fahad, emri i vërtetë i të cilës është Ghufran Sawadi, është qëlluar për vdekje në veturën e saj nga një person që iu afrua me motoçikletë.
Forcat irakiane të sigurisë thanë për AFP se sulmuesi ishte shtirur si shpërndarës i ushqimeve.
E Al Hurra raporton se në këtë sulm është lënduar edhe një grua tjetër.