• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 27, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Në dyert e SPAK/ E ka shitur, apo e mbron Rama Erion Veliajn

Në dyert e SPAK/ E ka shitur, apo e mbron Rama Erion Veliajn

by albnews
29 April, 2024
in Albania
0
30
VIEWS

Lajmi se më në fund Erion Veliaj do të paraqitet edhe publikisht në dyert e SPAK ka risjellë në sipërfaqe një enigmë që ngre krye herë pas here: e ka shitur, apo e mbron Rama, Erion Veliajn? Këto pandehma kanë marrë shkas nga qëndrimet kontradiktore të kryeministrit, që lehtësisht mund të interpretohen në mënyra të ndryshme.

Ata që janë më çdo çmim kundër Veliajt, mes të cilëve ka dhe shumë socialistë, e morën si një sinjal domethënës deklaratën e Ramës në Report TV, se SPAK duhet ti nxjerrë ujin e zi korrupsionit në bashki. “SPAK ti nxjerrë ujin e zi korrupsionit dhe ku ka arsye, ku ka prova për këdo qoftë, që nga njëra anë është reshtuar sipas shkallëve të caktuara në frontin e shtetit për punën e përbashkët, dhe nga ana tjetër që e shfrytëzon postin për punën e përveçme dhe krejt të pa amistueshme për përfitim të paligjshëm, të godasë dhe të mos pyesë as majtas as djathtas as lart as poshtë, por vetëm drejt”, tha pak ditë më parë kryeministri.

Po të tilla deklarata, që u komentuan me zell në ato pak media anti Veliaj që i kanë mbetur pranë opozitës, duhen marrë me rezervë. Në shumë raste të tjera kryeministri e ka përdorur si argëtim lojën e maces me miun kundrejt vartësit të tij më servil. Në të njëjtën mënyrë u komentua nga opozitarët një foto e një ritriti të PS me kryebashkiakët, ku Veliaj ishte lënë jashtë tryezës, si një i zgjebosur që duhet të qëndronte në distancë higjeike larg të tjerëve (shih fotot poshtë).

Po ashtu, qëndrimi i Ramës ndaj njeriut që herë e denigron publikisht duke e trajtuar si bojaxhi, që duhet të lyej muret e shkallëve dhe herë e ysht të kapi lopën e një fshatari, u komentua si anti Veliajt kur u arrestuan drejtorët e 5 D. Për disa ditë kryeministri heshi dhe kjo i entuziazmoi “armiqtë” e Lalit. Por gëzimi nuk u zgjati shumë. Se më në fund ai e përkrahu publikisht kryebashkiakun e njollosur me mëkate të njëjta. Ata u shfaqën me deklrata të përbashkëta dhe të rakorduara për arrestimet e drejtorëve.

Ndërkohë që prej një jave pas prangosjes qarkullonte dilema nëse lideri do ta shiste apo mbronte delfinin e tij, epilogu publik i kësaj pikpyetjeje ishte teksti i shkruar i Ramës: “Bashkohem fjalë e presje me qëndrimin e Erionit”. Pra një gjë u duk qartë: së paku gojarisht ai i doli në krahë Lalit. Dhe kjo e ka shpjegimin e vet. Në strategjinë e mbrojtjes që zgjodhi, Veliaj përdori me “fjalë e presje” të njëjtat argumentat që shefi i ka thënë shqiptarwve kur është gjendur në të njëjtin hall.

Pra, Edi Rama se paku publikisht, nuk mund të dilte e të thoshte se parimi që vlen për mua, se “shokët kanë ngrënë mollë dhe dardha pas shpinës time”, nuk është i vlefshëm për të tjerët. Ai nuk mund të mohonte logjikën që e ka bëtë të vetën se janë kryer punë të mira, pavarësisht se dikush ka pasur qëllime të mbrapshta.

Por, përpos këtij shpjegimi, që arsyetohet me mbajtjen e një linje koherente, kryeministri mund të ketë edhe arsye praktike që e detyrojnë të mos e shesi Veliajn. Ai është i ndërgjegjshëm se me pushtetin që i ka deleguar, në dhjetë vite, Erioni është shndërruar në një levë të rëndësishme të regjimit. Ai ka pushtet të pamatë ekonomik, kontrollon, siç është parë këto ditë edhe një pjesë të TV të mëdha dhe ka influencë të gjërë mbi sistemin e drejtësisë. Falë këtyre ai ka rezultuar si një nga njerëzit më efikasë për të kryer punët e pista për llogari të shefit. Për këtë arsye, duke vënë në njërën anë të peshores imazhin e njollosur që i lë Veliaj organizatës dhe në anë tjetër, aftësinë e tij për të shërbyer, Rama mund të këtë vendosur ta mbrojë. Prandaj ai doli publikisht me deklaratën e rakorduar se edhe Erionit fajin ia kanë vartësit.

Por as kjo “mburojë” duket se nuk e ka qetësuar kryebashkiakun që nuk po di si të sillet ndaj thirrjes së SPAK. Ashtu sikurse i ndodh sa herë që gjendet në trysni, kur bwn gafa që e vetë tradhëtojnë, Veliaj bllofoi sikur po paraqitej me vullnet të plotë në Prokurorinë e Posatçme.  “Unë besoj se marrëdhënia me SPAK-un nuk duhet të jetë vetëm reaktive, kur ata kërkojnë diçka, por mund të jetë edhe pro aktive. Unë e kam marrë seriozisht këtë propozim. Kështu që, sa të pres që SPAK-u dhe institucionet e tjera, le të themi, me procedurat dhe vonesat e postës, ta bëjnë gjithë këtë komunikim, më mirë shkoj vetë, bëj një kronologji të gjithë këtyre situatave. Ndaj, besoj, në ditët e ardhshme do të kemi një dakordësi për orarin. Unë i kam bërë gati dosjet, gjithë kronologjinë”, tha ai në kanalin e partisë Report TV.

Natyrisht të gjithë e dinë që në SPAK nuk shkon kur vendos ti, por kur të thërrasin. Dhe kjo lajthitje fëmijënore e Veliajt nuk shërben dot si alibi. Gazetarët e kronikës tashmë e dëshmojnë se atij i janë nisur fletërthirrjet. Por makthi i tij është tjetër. Qoftë edhe sa për sy e faqe, ai do të tregojnë se nuk është një politikan që e kanë shitur. Ai do të hiqet sikur situatën e ka nën kontroll. Prandaj dhe mbështetja, qoftë edhe verbale e Edi Ramës, tani për tani e ndihmon.

©Lapsi.al 

Previous Post

49 mln euro fluturim me avion luksoz? Kritika ndaj David Cameron

Next Post

BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel

albnews

albnews

Related Posts

Ekskluzive/ Zbulohen bizneset në Angli të vlonjatit të arrestuar nga SPAK
Albania

Ekskluzive/ Zbulohen bizneset në Angli të vlonjatit të arrestuar nga SPAK

27 July, 2025
Prefektura e Korçës pasqyron situatën e zjarreve: 5 mushka të ngarkuara me ujë në terren
Albania

Prefektura e Korçës pasqyron situatën e zjarreve: 5 mushka të ngarkuara me ujë në terren

27 July, 2025
Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, banorët dhe turistët shprehin paknaqësi ndaj autoriteteve
Albania

Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, banorët dhe turistët shprehin paknaqësi ndaj autoriteteve

27 July, 2025
Next Post
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel

BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ra në krye të detyrës gjatë sulmeve në Banjskë, Kurti homazhe te varri i Afrim Bujnakut

Ra në krye të detyrës gjatë sulmeve në Banjskë, Kurti homazhe te varri i Afrim Bujnakut

26 July, 2025
Trump në Skoci për bisedime tregtare – Diskutime me BE-në dhe Britaninë për një marrëveshje të re ekonomike

Trump në Skoci për bisedime tregtare – Diskutime me BE-në dhe Britaninë për një marrëveshje të re ekonomike

26 July, 2025
25 vjet realitet televiziv: Si “Big Brother” ndryshoi përgjithmonë ekranet britanike

25 vjet realitet televiziv: Si “Big Brother” ndryshoi përgjithmonë ekranet britanike

26 July, 2025
Starmer jep shpresë: Britania do të evakuojë fëmijët nga Gaza për trajtim mjekësor

Starmer jep shpresë: Britania do të evakuojë fëmijët nga Gaza për trajtim mjekësor

26 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5262 shares
    Share 2105 Tweet 1316
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2626 shares
    Share 1050 Tweet 657
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2001 shares
    Share 800 Tweet 500
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1890 shares
    Share 756 Tweet 473
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1732 shares
    Share 693 Tweet 433
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM