Njëri prej themeluesve të LDK-së, Jusuf Buxhovi, në 30 vjetorin e themelimit të kësaj partie ka treguar se si i është vendosur emri “Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
Ai thotë se ky emër i është lënë sepse asocionte me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
“Emrin LDK ia lashë për shkak se asocionte me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”, ka thënë ai.
“Një dy a tre kërkesa përkonin me atë Lidhje. Bashkimi i vilajeteve atë kohë dhe pavarësi…”
Ndërsa ai tregon edhe që kishte pasur ide që partia të quhej Lidhja Demokratike Shqiptare.
“Kishte pasur kundërshtime që partia të quhej LDSH, Lidhja Demokratike Shqiptare, por unë i refuzova këto. Unë nuk pranova pasi do hapte çështje tjera. Ne kërkonim barazi brenda Jugosllavisë. Kërkesat ishin minimale sa për të hyrë në treg”, tha ai në T7.