Ish-komandanti i Ushtrisë serbe në kohën e Jugosllavisë, Lubisha Dikoviq, ka bërë vrasje masive shqiptarësh në Kosovë, dhe për këtë ka dëshmi.
Kështu thotë Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ndërsa në njoftimin e tij ka publikuar edhe dokumente që faktojnë se Dikoviq kreu krime lufte.
”Lubisha Dikoviq personalisht ka mbikëqyrur situatën në zonën nën kontrollin e tij dhe personalisht ka dhënë urdhra se si ushtria duhet të manovrojë. Ai personalisht ka dhënë urdhra për vrasje shqiptarësh të pafajshëm, përfshirë fëmijë, dhe personalisht ka marrë pjesë në aksionet kur ndodhnin vrasje të tilla. Ky është një nga dokumentet e shumta që tregojnë përfshirjen e Dikoviqit në vrasje masive. Prokurorët e Kosovës kanë dosjet për të paditur urgjentisht Dikoviqin”.