Amir Rrahmani pranë kalimit te Napoli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Amir Rrahmani është gjithnjë e më pranë transferimit te Napoli, derisa mbrojtësi prishtinas pritet të kalojë te napolitanët në qershorin e vitit 2020.

Futbollisti i Hellas Veronas ka ngjallur interesimin e Napolit së fundmi, ashtu si edhe bashkëlojtari i tij, Sofyane Amrabat.

Dëshira e kapitenit të Kosovës është fanella e Napolit, pavarësisht interesimit të Atalantës dhe disa klubeve të Bundesligës.

Hellas Verona pritet ta pranojë shitjen e Rrahmanit për shumën e 12 milionë eurove.

Ndryshe, ish-futbollisti i Drenicës dhe Partizanit ka qenë titullar i padiskutueshëm këtë edicion me Hellas Veronan.

Share This Article