ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 3 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 4 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 8 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 9 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kongresi i PS më 29 shkurt, Rama: Po riorganizohemi, zgjedhjet e 2021 janë ‘nesër’

albnews by albnews
24 December, 2019
in Albania
0
Rama: Tërmeti sfidoi kombin, solidaritet mbresëlënës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këtë të martë Rama mblodhi në selinë rozë anëtarët e kryesisë së Partisë Socialiste dhe tashmë është vendosur që Kongresi i PS-së të mbahet vitin e ardhshëm më 29 shkurt.

Ashtu si ditën e djeshme me kabinetin qeveritar, këtë të martë Rama ka folur me socialistët mbi zgjedhjet brenda PS-së, të cilat u shtynë për shkak të ngjarjeve që pasuan tërmetin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Rama i ka dhënë urdhra të qarta deputetëve, ndërsa në dalje me median ka folur për zgjedhjet e vitit 2021, duke thënë se ato mund të duken larg, por në fakt janë fare pranë.

Rama gjithashtu ka deklaruar se mbi shpërblimin e pensionistëve për këtë fundvit dhe për amnistinë e fundvitit, do të diskutohet dhe vendoset këtë të martë në mbledhjen e qeverisë.

Rama: Pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave dhe pasi kemi përfshirë në procesin e përzgjedhjes edhe gratë, duke vendosur të zbatojmë një normë të re të organizimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri ose djali dhe ose një gruaje apo një vajze. Tani ka ardhur koha të përmbyllim procesin për përzgjedhjen e kryetareve të partisë në 61 bashkitë e vendit. Gara do të vijojë.

Në Shkodër si po ecën procesi?

Rama: Kudo procesi ecën sipas normave të paracaktuara, sigurisht diku më shpejt, diku më ngadalë, diku më mirë apo diku më dobët. Ky proces na ka dhënë atë që kemi pritur, një energji të re dhe një përtëritje të domosdoshme. Edhe pse zgjedhjet janë larg, ato praktikisht janë nesër, pasi qershori i 2021 është afër.

A keni komunikim me Presidentin mbi kete ceshtje?

Rama: Jo, ju e dini që situata postzgjedhore karakterizohet nga një inerci dekretesh e zhdekretesh. Përsa i përket Shkodrës nuk ka një vendim dhe për fat të keq Shkodra është në situatë të rëndë në këtë aspekt. Shkodra ka një kryetare që nuk është kryetare.

Do zgjidhet kriza politike vitin e ardhshëm?

Rama: Mendoj që vendi nuk ka vakuum, sepse Kuvendi funksionon. Ne reformat po i cojmë përpara. Ne do t’i japim një shtysë shumë të fortë punëve, qoftë në aspektin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qoftë për të përfunduar një proces të stërzvarritur të çështjes së pronave. Në janar, qytetarët nuk do të jenë më të detyruar të bëjnë aplikime. Brenda 2020 të gjitha shërbimet, të paktën në aplikime, të gjitha do të bëhen online.

Ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë, të diskutojnë, të gatshëm të reflektojmë kur ka sugjerime dhe ide të mira. Por ne jemi zgjedhur për të qeverisur dhe jo për të pritur opozitën.

Do e dëgjoni kërkesën e opozitës së re për ndryshimin e sistemit zgjedhor?

Rama: Të gjitha idetë janë të mirëpritura, por thelbi është implementimi I rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Kemi qenë të hapur të dëgjojmë versionet, por padyshim që zgjedhjet e ardhshme partitë nuk do të kenë gjë në dorë në komisionet zgjedhore. Votat si process do t’I besohen njerëzve që nuk kanë asnjë lloj detyrimi për partitë politike. Ka vite që kjo gjë kërkohet dhe ne do ta bëjmë./Express

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result