Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në parlament, komentoi vizitën e Edi Ramës në Athinë ku u shpreh se salla ishte e mbushur vetëm me qytetar të ardhur nga Shqipëria.
Sipas Nokës, synimi i kryeministrit Rama ishte të bënte aheng përpara zyrtarëve të shtetit grek.
‘Nga të gjithë ata që ishin në sallë, asnjëri nuk ishte emigrant. Të gjithë ishin administratë publike që paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe që shkuan atje për ahengun e kryeministrit sepse kryeministri vdiste të bënte aheng dhe ta shihte kryeministri Kyriakos Mitsotakis, që po bën aheng dhe po tund flamurin shqiptar.
Të gjithë ju atë ditë quheshit emigrantë. Edhe Elisa atë ditë konsideroj si emigrante. Ju foli administratës së qeverisë tuaj por i trajtoi si emigrantë. Aty nuk pa askush emigrant. Nuk ka fyerje me të madhe se kjo që bëni ju.
Ju po thoni se ata që i përzuri qeveria e Edi Ramës, banda e hajdutëve që rri këtu mbrapa meje, dhe që ia pamundësuan jetën në Shqipëri, ata tashmë paskan ndërruar sipas Edi Ramës dhe sipas bandës së tij dhe qenkan sëmurur me sindromën e Stokholmit dhe qenkan dashuruar me persekutuesin e tyre që ka emrin Edi Rama.
A ka cinizëm dhe poshtërsi më të madhe që të guxosh dhe të artikulosh diçka të tillë?’, tha gjatë fjalës në parlament, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.