E rëndë në Lushnje, 82-vjeçari plagosi të bijën e më pas vrau veten me armë gjahu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Lushnjes.

Një 82-vjeçar ka plagosur me armë gjahu bijën e më pas ka vrarë veten.

Policia njofton se 40-vjeçarja e plagosur momentalisht është nën kujdesin e mjekëve ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se gjendja e saj është e rëndë.

Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Share This Article