Fitore me 5 gola në transfertë, dy futbollistë kuqezi shpallen kampionë në javën e parafundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qazim Laçi dhe Indrit Tuci tashmë mund të festojnë të qetë titullin kampion në Republikën Çeke.

Dy lojtarët shqiptarë, pjesë e Spartës së Pragës, kanë hapur shampanjën pas ndeshjeve të sotme, teksa skuadra e tyre siguroi matematikisht diferencën që i mundësoi të mbronte titullin në javën e parafundit.

Sparta mundi me shifrat 5-0 Mllada Boleslav në transfertë dhe me 4 pikë diferencë ndaj Slavias të vendit të dytë, siguroi matematikisht trofeun e radhës në futbollin çek.

Laçi ishte si zakonisht titullar për skuadrën e Spartës në këtë ndeshje, teksa Tuci qëndroi në stol gjatë sfidës që u mbyll me festën e titullit dhe sigurinë se në verë do të luanin përsëri në Ligën e Kampioneve, ku e nisin nga turi i dytë eliminator.

Laçi ka qenë titullar fiks ne këtë edicion ku ka luajtur 27 ndeshje në kampionat, duke shënuar 1 gola e dhënë 7 asiste.

Ndërsa Tuci, i cili iu bashkua ekipit në merkaton e dimrit, ka luajtur 9 ndeshje në kampionatin çek me fanellën e këtij ekipi.

Share This Article